Pozitivisht është vlerësuar procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë nga misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian. Ky mision që ka vëzhguar pos zgjedhjeve edhe pjesën e fushatës, ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit kanë qenë më mirë të organizuara dhe më transparente se ato lokalet të 2013-s.
Këto detaje janë dhënë në konferencën për media të këtij misioni, e që janë të gjetura preliminare. Por, shqetësuese mbetet demokratizimi i procesit në komunat me shumicë serbe.
“Procesi zgjedhor kishte ndryshime të konsiderueshme në mes të komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe. Fushata gjithashtu u dëmtua nga kërcënimet brenda komunitetit me shumicë serbe të Kosovës, në veçanti u vunë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës serbe, duke u bërë atyre presion që të tërhiqen nga gara”, ka thënë Alojz Peterle, shef i Misionit të Vëzhgimit të BE-së.