Doneri më i madh në botë është shërbyer në Berlin, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror të mbajtur nga australianët që nga viti 2004, shkruajnë mediat gjermane.
Në atë kohë, australianët kishin ‘ndërtuar’ një doner prej 413 kilogramë. Por, këtë rekord e kanë thyer berlinezët me disa kilogramë më shumë, duke e bërë donerin gjigand me 423.5 kilogramë, përcjell albinfo.ch.
Dy doner ishte i ndarë në dy pjesë dhe në tërësi peshonte 423.5 kilogramë, duke thyer rekordin botëror, madje ishte shumë i shijshëm.
400 shikues kishin fatin me ngrënë pa pagesë këtë doner gjigand.