Një letër personale e gjetur në trupin e një njeriu të vdekur në fundosjen e Titanikut është shitur në ankand për 166,000 dollarë.
Letra është një nga të fundit të njohura që i ka mbijetuar fundosjes dhe ende mban njolla nga koha e saj në Atlantik.
Shkruar nga udhëtari Alexander Holverson në Titanik, letra për nënën e tij përshkruan përshtypjet për anijen e çmuar, duke lavdëruar ushqimin dhe muzikën.
Letra e cila përfundimisht arriti destinacionin e saj pasi trupi i Holversonit u gjet, u shit nga familja Holverson në një ankand të mbajtur nga Henry Aldridge & Son në Anglinë jugore, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, çelësat e hekurit nga Titaniku u shitën edhe për 80,000 dollarë.