Iniciativa popullore “6 javë pushim për të gjithë” për të cilën do të votohet më 11 mars pritet ta ketë shumë të vështirë të fitojë shumicën.
Në krahasim me matjen e opinionit të para një muaji është rritur shumë përqindja e kundërshtarëve të kësaj iniciative, ka thënë drejtuesi i institutit për hulumtimin e opinionit publik gfs-Bern, Claude Longchamp.
63 për qind e të anketuarve janë kundër kësaj iniciative ndërsa vetëm 33% pro, ndërsa vetëm 4% nuk kanë ende mendim të qartë. Është interesante se brenda një muaji është shtuar për 8 për qind numri i atyre që i kanë thënë jo kësaj iniciative.
Një shumicë kjo iniciativë e ka të siguruar vetëm në kampin e majtë, gjegjësisht te votuesit e SP-PS-së dhe te të Gjelbrit, me 60% gjegjësisht 66%. Ndërsa te partitë e djathta është trend i kundërt. Kështu, te FDP-PLR për 6 javë pushum janë vetëm 16%, te SVP-UDC 21% dhe te CVP 26%.
Në anketë është marrë mendimi i 1400 personave me të drejtë vote në gjithë Zvicrën.