Skip to content

Rita Ora, krenare me Kosovën

Në YouTube mund të gjeni një video ku Rita përmend disa herë Kosovën, tregon se ka lindur në Prishtinë

Rita Ora, këngëtarja nga Prishtina, e cila me shpejtësi po hynë në familjen e të famshmëve, në asnjë moment nuk ka fsheshur origjinën e saj  nga Kosova.

Në YouTube mund të shikoni një video ku Rita përmend disa herë Kosovën, tregon se ka lindur në Prishtinë dhe se është krenare me vendin e saj. “Jemi një vend shumë patriotik. Këtë po e bëj edhe për Kosovën”, kishte thënë Rita.

Ajo këtë fundjavë së bashku me DJ Fresh kanë arritur që të klasifikohen në pozitën e parë të toplistës Britaneze të singlave më të mirë. 

Këtë sukses këngëtarja nga Prishtina Rita Ora e ka arritur me singllin e saj ‘Hot Right Now’, këngë kjo e cila vetëm në javën e parë të lansimit në treg ka arritur që të shitet në 130.000 kopje. 

Mirëpo ky nuk është suksesi i saj i parë, pasi që ajo njihet në Britani edhe si një yll apo këngëtare e Eurovisionit. 

Vajza Londineze në perëndim u shfaq për herë të parë në emisionin televiziv të Andrew Lloyd Webber, mirëpo ajo pas disa paraqitjesh për këtë spektakël Evropian, ajo u tërhoq nga skena televizive, me arsyetimin se ende nuk ishte e gatshme për industrinë e muzikës.