Procesi i votimit në Komunën e Gjilanit ka përfunduar në ora 19:00, përderisa Exit-Poll i “Klan Kosovës” ka vazhduar me publikimin e rezultateve të para.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri rezulton të ketë 38.2 përqind, përcjell albinfo.ch.
Kandidati nga radhët e Vetëvendosjes për Gjilanin, Sami Kurteshi, rezulton të ketë 32.6 përiqnd.
Si i treti në këtë rezultat është kandidati i PDK-së, Zenun Pajziti, kurse i katërti me radhë është kandidati i AAK-së, Rexhep Kadriu me 7.3 përqind.
I fundit në radhitjen e Exit-Poll është Bajram Hasani nga Nisma për Kosovën me 1.5 përqind.
Kështu edhe në Gjilan do të ketë balotazh si në shumicën e komunave të mëdha të Kosovës.