SVP-UDC ka paralajmëruar një iniciativë popullore për të shkurtuar ndihmat që Zvicra ndan për vendet e varfra.
Në vend të rritjes së ndihmave për zhvillim të vendeve të huaja, siç është vendosur nga parlamenti, më mirë do të ishte që të hollat e shtuara të përdoren për mbrojtjen e vendit, mendon SVP-UDC. Një vendim të tillë e ka marrë dje grupi parlamentar i kësaj partie.
SVP-UDC argumenton se, në rast se nuk shtohet ndihma për vendet e huaja, atëherë do të ishte i panevojshëm programi kursyes që kufizon blerjen e aeroplanëve të rinj luftarakë.