Pas shtatë vitesh në funksionin e kryetarit të FDP-PLR-së, Fulvio Pelli ka paraqitur dorëheqjen për 21 prill të këtij viti.
Por, aktualisht asnjëri nga funksionarët ose përfaqësuesit në parlament të kësaj partie nuk dëshiron ta marrë mbi supe barrën e kryesimit të partisë. Ndërkohë që afati për të paraqitur kandidaturat përfundon në fundjavën që vjen, duket se kuadrot e liberalëve po qëndrojnë indiferentë, ka konstatuar magazina televizive 10vor10 e të hënës.
Kandidatët e përfolur për këtë post, si Karin Keller-Sutter, Philip Müller Christian Waserfallen, pankratz Freitag etj. nuk kanë dashur të prononcohen ose janë shprehur kundër marrjes së një barre të tillë.