Ndeshja e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Flamurtarit të Prishtinës dhe Vëllazinimit të Gjakovës është ndërprerë në minutat shtesë, derisa rezultati ishte i barabartë 1:1.
Pikërisht në minutat shtesë, portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, ka shënuar, duke barazuar rezultatin.
Duke festuar golin e fitores, lojtarët e Vëllaznimit janë sulmuar nga tifozët vendas, duke bërë që ndeshja të ndërpritet bëjnë të ditura mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Tribuna” sjell pamjet kur tifozët e Flamurtarit sulmojnë lojtarët e Vëllaznimit, derisa ata përleshen edhe me policë.
Lojtarët mysafirë janë mbrojtur nga futbollistët e Flamurtarit që iu kanë dalë në krahë, kurse edhe policët kanë pasur mjaft telashe.