Të gjitha vdekjet kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulëta apo mesatare, ku ndotja është përgjegjëse për çerekun e rasteve. Bangladeshi dhe Somalia rezultojnë më të prekurat, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet me më pak raste vdekjesh. Ndotja e ajrit ka impaktin më të madh, duke kontribuar në 2/3 e vdekjeve nga ndotja.
Shumica e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje jo infektive të lidhura me ndotjen, të tilla si ato të zemrës, ishemia dhe kanceri në mushkëri. Ndotjes së ajrit i faturohen 6.5 milionë vdekje të parakohshme. Këtu përfshihen ndotje nga burime të jashtme të tilla si gazrat shtëpiake si druri i djegur apo qymyri, përcjell albinfo.ch.
Gati 92% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në vende të varfra, me impaktin më të madh në vendet që po përjetojnë një rritje të shpejtë ekonomike, të tilla si India, e cila ka nivelin e pestë më të lartë të vdekjeve nga ndotja, e Kina me nivelin e 16.
Rezultatet janë produkt i një projekti 2-vjeçar. Autorët kanë publikuar një hartë interaktive që ilustron të dhënat e tyre.