Vazhdojnë sukseset për mesfushorin shqiptar, Taulant Xhaka. Ai shënoi e asistoi në ndeshjen ndaj CSKA Moskës për Baselin në fitoren 2:0 në Rusi, shkruan albinfo.ch.
Xhaka u zgjedh lojtari i ndeshjes nga ‘Blick’, dhe disa media ndërkombëtare, por ka arritur edhe një sukses.
Mesfushori i Baselit është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kampionëve nga “Fantasy Football”.
Xhaka është në mesfushë me futbollistë të njohur si Eden Hazard dhe Philippe Coutinho.
Mesfushori shqiptar ishte më meritori që skuadra zvicerane shënoi fitoren e dytë në grupet e Ligës së Kampionëve, derisa në takimin e parë kishte pësuar nga Manchester United.