Skënderbeu i Korçës nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me Partizanin e Beogradit në kuadër të Grupit B në Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.
Përballja e zhvilluar në “Elbasan Arena” solli shumë raste për gol, shumicën e të cilave e patën korçarët, por, pavarësisht dominimit, Skënderbeu nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë në ndeshje.
Takimi i dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet në Beograd më 2 nëntor.
Skënderbeu dhe Partizani kanë nga dy pikë, tre ka Young Boys, derisa në vendin e parë është Dynamo Kiev me shtatë pikë.
Skënderbeu ka ende gjasa për kualifikim, megjithatë, do ta ketë shumë vështirë, pasi ndeshjet e ardhshme janë shumë të vështira.