Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë i ka kërkuar Kuvendit autorizim për heqjen e imunitetit ndaj deputetit të PS-së Saimir Tahiri, i cili dyshohet që është pjesë e grupit kriminal Habilaj.
Në njoftimin zyrtar thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi. Por krahas heqjes së imunitetit Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimn e deputetit.
“Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”, thuhet në njoftim.