Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, është shprehur e lumtur që Holanda po merr pjesë për herë të parë me pavionin e saj në Panairin e Agrobiznesit.
Ajo theksoi rëndësinë që ka stabiliteti i një vendi për zhvillimin e bizneseve, dhe për këtë përmendi MSA-në, implementimi i së cilës ndihmon edhe zhvillimin e tregtisë së lirë.
I pranishëm në këtë ceremoni të hapjes së panairit ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se panairet që i organizon CeoKos janë shumë të rëndësishme për komunën e Prishtinës. “Gjithmonë do të jemi përkrah jush për të realizuar panaire të tilla”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër Besian Mustafa nga Ministria e Tregtisë, potencoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së.
Panairi do të zgjasë deri më 20 tetor.