Një ari shumë i madh i ka futur tmerrin banorëve të fshatit Polis Vilë në Elbasan, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas banorëve të këtij fshati, ariu i frikshëm po i terrorizon ata ditën dhe natën, aq sa nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, ariu nuk ka frikë nga asgjë, madje edhe qentë janë zhdukur nga frika, por as armët duket se nuk e ndalin këtë gjigant.
Banorët thonë se kanë frikë të dalin nga shtëpitë, kanë frikë për fëmijët dhe nuk i dërgojnë ata në shkollë e gjithashtu kanë frikë të dalin të punojnë në bujqësi e të ushqejnë bagëtitë. Por mbi të gjitha ky ari po ha çfarë gjen përpara.
Banorët kanë njoftuar organet kompetente, policinë, pushtetin vendor etj. Për të kapur ariun është krijuar një grup i posaçëm, por edhe ky grup ka frikë t’i afrohet. Priten specialistë nga Kosova që ta ndalin këtë ari.