Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi është shumë i lidhur me familjen e tij, sidomos me vajzën e porsalindur.
Mustafi është i martuar me Vjosa Kaba dhe kanë një vajzë. “Ajo është motivimi më i madh për të tentuar dhe qenë më i miri që mundëm”, shkruan Mustafi në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtësi është lënduar me Kombëtaren e Gjermanisë dhe do të qëndrojë larg fushave për disa javë, dhe kjo ka bërë që t’i kushtojë më shumë familjes së tij.
Mustafi po kalon vitin e dytë në Arsenal dhe tashmë është i pazëvendësueshëm në skuadrën londineze.
Ai ishte transferuar nga Valencia për rreth 40 milionë euro verën e kaluar, kur në Arsenal erdhi edhe Granit Xhaka nga Borussia Moenchengladbach.
