Tani që Rita Ora ka hyrë në thes të të famshmëve, ajo këtë fundjavë së bashku me DJ Fresh kanë arritur që të klasifikohen në pozitën e parë të toplistës Britaneze të singlave më të mirë.
Këtë sukses këngëtarja nga Prishtina Rita Ora e ka arritur me singllin e saj ‘Hot Right Now’, këngë kjo e cila vetëm në javën e parë të lansimit në treg ka arritur që të shitet në 130.000 kopje.
Mirëpo ky nuk është suksesi i saj i parë, pasi që ajo njihet në Britani edhe si një yll apo këngëtare e Eurovisionit.
Vajza Londineze në perëndim u shfaq për herë të parë në emisionin televiziv të Andrew Lloyd Webber, mirëpo ajo pas disa paraqitjesh për këtë spektakël Evropian, ajo u tërhoq nga skena televizive, me arsyetimin se ende nuk ishte e gatshme për industrinë e muzikës.
Një veprim shumë i mençur në retrospektive, pasi që Rita tani më u rikthye e gatshme dhe menjëherë pas rikthimit ajo nënshkroi kontratë me producentin Jay-Z – Roc Nation, i cili për mediat botërore ka cilësuar këngëtarën Rita Ora si një ndër këngëtaret e tij më të preferuara…(radiokfor)