Zvicra ka prej kohësh problem të theksuar të mungesës së organeve trupore për transplantim. Përkundër aksioneve të herëpashershme për sensibilizim, janë ende të pakët zviceranët që dhurojnë organet e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve.
Sot është lansuar një iniciativë e re në nivel vendi për stimulimin e dhurimit të organeve. Ajo kërkon në mënyrë eksplicite që secili person i vdekur të bëhet në mënyrë automatike dhurues i organeve, pa pasur nevojë që ai të ishte deklaruar rreth kësaj në të gjallë të tij, shkruan sda.ch. Ose më saktë, ai ose ajo bëhet automatikisht dhuruese/e e organave të veta nëse në të gjallë të tij/saj nuk është deklaruar shprehimisht se është kundër dhurimit, transmeton albinfo.ch sipas legjislacionit në fuqi, dhuruesit e organeve duhet të kenë një librezë ku shrkuan se ata janë pajtuar me dhurimin e organit në rast vdekjeje.
Iniciativa me moton «Të nxitet dhurimi i organeve-të shpëtohen jetë» është lancuar nga Dhoma e re ekonomike e regjionit të Liqenit të Gjenevës Vevey-Momntreux. Fjala është për një organizatë të përbërë nga ndërmarrës dhe kuadro të rinj në sferën ekonomike.
Fondacioni për dhurim dhe transplantim të organeve Swisstransplant është vënë në mbështetje të iniciativës.