Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po qëndron në Shkup, ku do të marrë pjesë në samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja”, me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij samiti Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimin e shkëmbimeve tregtare.
“Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u pajtuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj maqedonase”, thuhet në njoftim.