Dita e dytë e raundit të fundit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përmbyllur në mesnatë, pa rezultat. Dialogu ndërmjet palëve pritet të vazhdojë në Bruksel, duke hyrë në ditën e tretë.
Zyrtarët e BE-së kanë shfaqur shpresën se do të arrihet edhe marrëveshja.
Çështja më e ndjeshme për diskutim mësohet mbetet fusnota me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale.
Kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq, ka thënë pas mesnate për mediat serbe, se dita e dytë e takimit Kosovë-Serbi ka qenë shumë e vështirë, sipas tij, për fajin e palës kosovare.
Sipas tij, edhe sot Serbia do të luajë rol pozitiv për arritjen e marrëveshjes
Kurse, shefja e ekipit të Kosovës, Edita Tahiri, vazhdon të mos flas për medidat.