Skuadra e Sionit ka pësuar edhe një humbje në Superligën e Zvicrës. Kësaj radhe është mundur 1:2 nga St. Gallen. Trajner i Sionit është ndihmëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, që duket se i ka ditët e numëruara në skuadrën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Te Sioni luajnë futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, si dhe Pajtim Kasami.
Sioni ndodhet në vendin e shtatë me 12 pikë pas 11 xhirove të zhvilluara.
Ndërkohë, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar për Luzernin në barazimin 1:1 kundër Grasshopersit. Ai realizoi në minutën e shtatë.
Një ditë më herët ka shënuar Albian Ajeti për Baselin në fitoren 4:0 kundër Luganos.