Janë zgjedhur dy artistët që do të pikturojnë portretet zyrtare të ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe ish-zonjës së parë Michelle Obama në Galerinë Kombëtare në SHBA.
Kehinde Wiley, artist i njohur për pikturimit e mëdha të burrave me ngjyrë, do të pikturojë Barack Obaman, ndërsa Amy Sherald, që fitoi çmimin për Portretin më të mirë në vitin 2016, do të pikturojë ish-zonjën e parë.
“Galeria e Porteteve është absolutisht e kënaqur që Kehinde Wiley dhe Amy Sherald janë pajtuar të krijojnë portretet zyrtare të ish-presidentit dhe zonjës së parë”, ka thënë Kim Sajet, drejtoresha e Galerisë së Portreteve, shkruan Albinfo.
Dy artistët u zgjodhën nga familja Obama.
Tradita e portreteve në Galerinë e Portreteve është tashmë traditë që nisi që nga koha e George H.W. Bush dhe Barbara Bush. Portretet bëhen pas përfundimit të mandatit zyrtar.