Tri skuadrat, në të cilën luajnë shqiptarët në Angli, janë mposhtur këtë xhiro në Premierleague.
Granit Xhaka madje ishte njëri ndër fajtorët kryesor në humbjen e Arsenalit që pësoi 2:1 nga Watfordi.
Edhe pse asistoi për Metesacker në shënimin e golit për Arsenalin, ai në momentin e pranimit të golit të humbjes nuk ishte në vendin e duhur, çka ka marrë edhe shumë kritika nga mediat në ishull, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Shkodran Mustafi në këtë ndeshje nuk u paraqit për Arsenalin për shkak të një lëndimi që kishte pësuar me Gjermaninë, transmeton albinfo.ch. Ndryshe nga Arsenali i Xhakës, skuadra e Xherdan Shaqirit ka pësuar debakël në ndeshjen kundër Man Cityt, pasi u mposht 7:2.
Në këtë ndeshje Shaqiri pati një paraqitje solide. Edhe skuadra e Florent Hadergjonjat ka pësuar humbje në këtë javë në Premierleauge. Huddersfild u mposht 2:0 nga Swansea, ndërsa Hadergjonja nuk u inkuadrua fare në lojë.