Në Shqipëri të huajt zotërojnë mbi 5.600 biznese ose rreth 3.6 përqind të totalit të ndërmarrjeve aktive.
Sipas INSTAT të dhënat tregojnë se gati gjysma e bizneseve të huaja në Shqipëri vijnë nga Italia.
Aktualisht Shqipëria numëron mbi 2.660 biznese me kapital italian, pjesa më e madhe e të cilave është në fushën e shërbimeve. Pas Italisë renditet Greqia, ndërsa në vendin e tretë janë shqiptarët nga Kosova.
Bizneset e hapura nga investitorët e huaj kanë punësuar rreth 120 mijë shqiptarë, duke dhënë gati 13 përqind të totalit të punësimit në ekonomi.