Ekipi legjendar ekzibicionist i basketbollit, Harlem Globetrotters, ka thyer rekordin për më së shumti gjuajtje të suksesshme nga mesi i fushës për një orë.
Skuadrës i duheshin së paku 200 shënime të sakta për të arritur rekordin e ri, ndërsa ata e thyen rekordin me plot 348 shënime të sakta. Kjo i bie se ata kanë realizuar nga pesë gjuajtje në minutë, përcjell albinfo.ch.
Rekordi u përcjell direkt në “Good Morning America”.
Shikoni të plotë videon e rekordit të ri:
https://www.facebook.com/GoodMorningAmerica/videos/10155062333632061/