Janë dy fshatra fare pranë Tiranës në lindje të saj, Priska e Madhe dhe ajo e Vogla, që merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori. Ky vend nuk është prezantuar ende sepse nuk ka ndonjë investim të mirë të infrastrukturës rrugore
Vendi ka një reliev të butë kodrinoro-malor dhe të gjelbëruar. Peisazhi është i veçantë si në verë me gjelbërimin e thellë, por edhe na vjeshtë kur natyra përflaket.
Nga kodrat e Priskës ka një panoramë mahnitëse ku vendin kryesor e zë Liqeni i Bovillës dhe Brari.
Është një destinacion turistik mjaft interesant për turizmin shoqëror dhe atë familjar.
Ky vend nuk shquhet vetëm për natyrë, por edhe trashgimia kulturore- etnografike, mënyra e jetesës dhe mbi të gjitha, prodhimet bio.