Germin organizon bashkëbisedim virtual në Google Hangout, më 14 tetor 2016, nga ora 18:00(GMT+2), për të diskutuar rreth Projektligjit për Diasporën.
Ky ligj ka për qëllim rregullimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, përcaktimin e statusit të pjesëtarëve të diasporës, mbrojtjen e të drejtave sociale dhe politike si dhe interesave tjera të diasporës, po ashtu dhe përcaktimin e përgjegjësive që autoritetet e Republikës së Kosovës kanë në këtë fushë.
Projektligjin mund ta shkarkoni KËTU.
Presim nga ana juaj që t’i kaloni komentet e juaja direkt në platformën konsultimet.rks-gov.net ose germinks@gmail.com. Ju po ashtu, mund ti dërgoni komentet tek z. Behar Isma behar.isma@rks-gov.net, U.D. Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Diasporës.