Sot në mëngjes popullata e Gjenevës është tronditur me rastin e gjyshes 79-vjeçare, e cila ishte rrahur dhe maltretuar tmerrësisht gjatë natës së shtunë.
Ajo është sulmuar në shtëpinë e saj nga një burrë i armatosur me thikë. Mediat zvicerane tregojnë se agresori ka rrahur fatkeqen për t’i nxjerrë numrin e kodit bankar. Më pas, ka lidhur plakën dhe e ka ngujuar në banjë, “një krim veçanërisht i pashpirtë”, ka pohuar Daniel Zappelli, prokuror gjeneral i kantonit të Gjenevës.
Agresori është zënë ndërsa ishte duke tërhequre paratë nga kontoja e plakës së lartpërmendur.