Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga UNESCO, duke e akuzuar organizatën kulturore të Kombeve të Bashkuara për “paragjykim anti-Izrael”.
Agjencia njihet për përcaktimin e vendeve të trashëgimisë botërore.
Departamenti i Shtetit ka thënë se është i brengosur për problemet financiare të UNESCO-s dhe ka bërë thirrje për reforma në Agjenci.
Në vitin 2011, SHBA kishte anuluar kontributin e saj në buxhet të Agjencisë si protestë për vendimin që të pranohej Palestina.