Akulli që ditëve të fundit ishte trashur nëpër disa liqene të Zvicrës, prej sot ose prej nesër nuk bën të shkelet dhe të shfrytëzohet për skijim.
Ngritja e temperaturave gjatë katër ditëve të fundit për 20 gradë më lartë se që ishin javën e kaluar, ka tëholluar dukshëm shtresën e akullit dhe për këtë arsye ai rrezikon të çahet nën peshën e njerëzve.
Kështu, policia ka ndaluar qasjen në liqenet e kantonit të Cyrihut, duke i bllokuar hyrjet në to. Liqeni Katzensee është mbyllur në mëngjesin e sotëm ndërsa Greifensee mbyllet sonte nga ora 18.00. Ndërkaq liqeni tjetër, Pfäffikersee, do të mbyllet, sipas komisionit për fusha të ngrira, nga e shtuna.