704 mijë zviceranë janë të regjistruar me vendqëndrim jashtë vendit. Ky numër është për 8500 më i madh se një vit më parë, njofton enti federal i statistikës. Kjo shifër përkon me rreth dhjetë për qind të popullatës së gjithëmbarshme të Zvicrës.
Rreth 430 mijë zviceranë jetojnë në vendet e Evropës, para së gjithash në vendet e BE-së. Dukshëm më shumë se në vendet tjera, zviceranët jetojnë në Francë, gjithsej 184000 veta, njofton news.search.ch.
Në vendin e dytë janë ata që kanë zgjedhur të jetojnë në Gjermani, 80 mijë, ndërsa në SHBA në vitin 2011 kanë qenë të regjistruar 75000 shtetas zviceranë.