Klientët kanë reaguar ashpër pas një reklame raciste nga kompania prodhuese për kujdes personal “Dove”.
Reklama e publikuar të shtunën tregoi katër fotografi – dy nga to që tregonin një grua me ngjyrë teksa hiqte fanellën e saj dhe “kthehej” në një grua të bardhë. Një shishe e “Dove” ishte në qosh të reklamës.
Gjiganti botëror reagoi menjëherë duke larguar reklamën dhe duke kërkuar falje në Facebook.
“‘Dove’ është e vendosur të përfaqësojë bukurinë e diversitetit. Në një fotografi që kemi postuar, nuk ia kemi qëlluar në mendimet që përfaqësojnë një grua me ngjyrë dhe thellësisht na vjen keq për ofendimin që ka shkaktuar. Reagimi i mëtejmë që është shpërndarë është i rëndësishëm për ne dhe ne do ta përdorim atë si këshillë për të ardhmen tonë”, ka shkruar kompania.