Me rastin e katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Konfederatës zvicerane, zonja Eveline Widmer-Schlumpf, i ka dërguar mesazhe urimi Presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Në mesazhin e urimit të nënshkruar nga Presidentja Eveline Widmer-Schlumpf thuhet:
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës është kënaqësi e madhe për mua t’i përcjell Shkelqësisë Suaj përgëzimet e sinqerta të Këshillit Federal zviceran.
“Është po ashtu një rast i mirë për t’i shprehur Shkelqësisë Suaj urimet tona më të mira, sikurse për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale, ashtu edhe për përparimin e vendit tuaj.
Jam e bindur se besimi dhe miqësia, e cila fatmirësisht ekziston mes dy vendeve tona, do të thellohet edhe vitin e ardhshëm”.