Një grup këngëtarësh është bashkuar për të krijuar një këngë në ndihmë për viktimat e uraganit në Puerto Rico.
“Almost Like Praying” është shkruar nga Lin-Manuel Miranda, ndërsa në këngë do të marrin pjesë Gloria Estefan, Rita Moreno, Jennifer Lopez dhe Luins Fonsi.
Uragani “Maria” shkatërroi Puerto Ricon me erërat e fuqishme dhe reshjet e shumta të shiut duke lënë gjithë vendin pa energji elektrike, shkruan Albinfo.
Kënga që ka për qëllim të mbledhë ndihma për Puerto Rickon është në gjuhën spanjishte dhe anglisht.
Spoti i saj është lansuar tashmë në YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=D1IBXE2G6zw