Në një ranglistë për qytetet më të lakmuara universitare, ndryshe nga sa jemi mësuar në ranglistat e ngjashme, Evropa del para SHBA-së. Parisi dhe Londra radhiten më lartë se Bostoni, ndërsa Cyrihu, me vendin e shtatë, është pa konkurrencë qyteti më i dëshiruar nga studentët në Zvicër.
Në vendin e parë në botë, sipas kësaj liste është Parisi, në të dytin Londra në të tretin Bostoni e në të katërtin Melburni.
Gjashtë nga dhjetë qytetet e kësaj kategorie gjenden në Evropë.
Ranglistën e kanë përpiluar specialistët e kërkimeve nga QS World University Ranking. Si kritere janë përdorur jo vetëm cilësia e universiteteve por edhe përballueshmëria e pagesave, kualiteti jetësor dhe prestigji që gëzojnë universitetet e vendeve të caktuara në mesin e punëdhënësve.