Unesco konsideron se afërsisht gjysma e 6000 gjuhëve të folura të botës rrezikohen nga zhdukja. Për çdo dy javë zhduket nga një gjuhë, bën të ditur Komisioni gjerman i Unesco-s.
Shkaqet për zhdukjen e gjuhëve mund të jenë luftërat, përndjekja, stigmatizimi si dhe migracioni dhe përzierja me gjuhët tjera. Veç kësaj, mediet e reja informative favorizojnë gjuhët e caktuara si për shembull anglishten.
Një faktor me rëndësi për forcimin e gjuhëve të rrezikuara, sipas Unesco-s është qasja pozitive ndaj gjuhës amtare.