Veriu i Shqipërisë është mbuluar nga bora. Në rajonin e Kukësit kanë nisur reshjet e para të borës, ndërsa moti i keq me erë të fortë e shira kanë shkaktuar disa dëme, shkruan albinfo.ch.
Disa pemë janë thyer dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë, ndërsa në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëherë pati dallgë.
Nuk është raportuar për ndonjë problematikë përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.
Ndërkohë pati reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës u ulën ndjeshëm, raportojnë mediat në Shqipëri.
Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.