Skip to content

Shaqiri në fletëvotimin për kryetar komune

Xherdan Shaqiri është marrë si shembull në fletëvotimin për kryetar komune nga Demokracia në Veprim (DnV) për zgjedhjet për kryetar komune

Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri është pjesë fletëvotimit për kryetar komune për zgjedhjet e këtij viti.

Shaqiri është marrë si shembull në fletëvotimin për kryetar komune nga Demokracia në Veprim (DnV) për zgjedhjet për kryetar komune.

Organizata Demokracia në Veprim, e cila monitoron procesin elektoral gjatë fushës dhe në ditën e zgjedhjeve, ka shfrytëzuar yjet e botës së futbollit si shembull në fletëvotimin për kryetar komune, shkruan arbresh.info.

Për t’iu treguar mënyrën e drejtë se si të votoni, DnV në mostër ka vendosur emrat tjerë të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Jack Wilshere, Wayne Rooney, përcjell albinfo.ch.

Shaqiri është paraqitur si pjesë e Bayern Munich, edhe pse ai luan në Stoke, derisa gabime ka pasur edhe me futbollistë tjerë si Rio Ferdinand e Wayne Rooney.