Familjet shqiptare kanë 8.3 miliardë euro pasuri të investuara në sektorin financiar. Lajmin e ka bërë publik Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të stabilitetit financiar.
Sipas Bankës, në fund të qershorit të këtij viti, vlera e pasurisë që individët kanë investuar në asete financiare arriti në 1 mijë e 105 miliardë lekë. Shifra nuk përfshin depozitat, llogaritë apo investimet e bizneseve, raporton “TCH”.
Krahasuar me një vit më parë, pasuria financiare e familjeve shqiptare është ulur me 12 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ka ardhur për shkak të rënies së euros ndaj lekut, pasi një pjesë e konsiderueshme e depozitave të familjeve janë në euro, përcjell albinfo.ch.
Por, ku i ruajnë shqiptarët paratë e tyre? Sipas Bankës Shqiptare, forma më e preferuar është depozita. Familjet shqiptare kanë investuar 465 miliardë lekë depozita në monedhën kombëtare dhe 432 miliardë lekë të tjera depozita në valutë, kryesisht në euro.