Këngëtarja nga Kosova por që po shijon sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të organizojë turne muzikor edhe në Evropë.
Në kuadër të turneut evropian për albumin e parë të saj të vetëtitulluar, Dua do të këndojë në disa vende të Gjermanisë, në Francë, Skandinavi e në Britani të Madhe, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një fotografie të publikuar me datat për muajin tetor dhe nëntor.