Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti zyrtarisht është kthyer te Baseli.
Futbollisti që ishte te Baseli qysh kur ishte fëmijë ishte larguar më 2016 drejt Augsburgut e më pas drejt St. Gallenit.
Bisedimet në mes të dy ekipeve (St. Gallen dhe Basel) lidhur me Albianin ishin ndërprerë nga fundi i qershorit. Por ato filluan sërish dhe u kurorëzuan me sukses, pasi që, pas lëndimit të Ricky van Wolfswinkel, Baseli kishte nevojë për shërbimet e Ajetit.
Tani ai është kthyer “në shtëpi” dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.