Monedha euro shënoi rënie, duke shkuar pranë nivelit të saj më të ulët të këtyre gjashtë muajve të fundit. Ajo u këmbye me 1.1717 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas nivelin e saj të lartë prej 1.729 euro për dollarë amerikanë.
Gjatë kësaj jave ajo shënoi një rënie me 1.9 për qind.
Dollari amerikan avancoi kundrej jenit, duke u këmbyer me 112.82 dollarë amerikanë për jen, përcjell albinfo.ch.
Dollari kanadez i thelloi akoma më shumë humbjet e tij kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.2483 dollarë kanadezë për dollar amerikan.