Themeluesi i revistës “Playboy” do të varroset afër ikonës së Hollywoodit, Marilyn Monroe.
Hugh Hefner, që vdiq të mërkurën në moshën 91-vjeçare, kishte blerë hapësirën për varrim afër Monroes në vitin 1992 për 75 mijë dollarë, shkruan albinfo.ch.
Situata tani ka ndarë opinionin publik në dysh, disa që e vlerësojnë si veprim të prekshëm e disa si veprim jo të denjë.
Monroe ishte aktorja e parë që kishte mbuluar ballinën e revistës së famshme, në dhjetor të vitit 1953.