Frashër Krasniqi grushton Milaim Zekën live në studio
Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka grushtuar deputetin e Nismës, Milaim Zeka, në studion e Klan Kosovës.
Teksa të dy deputetët përdornin fjalë ofenduese për njëri-tjetrin, Krasniqi në një moment ngritet në këmbë dhe e grushton Zekën, por kacafytja ndërpritet nga udhëheqësi i emisionit dhe stafi.
Më pas emisioni është ndërprerë, Krasniqi nuk ka pranuar të kthehet në studio, ndërsa Zeka ka qëndruar duke ofenduar sërish deputetin e VV-së.
http://www.dailymotion.com/video/x62jbqr