Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, ishte i regjistruar për të votuar në SHBA si grua për tetë vjet.
Gjinia e tij ishte e shkruar “femër” në regjistrat e listës së votuesve në New York, sipas një raportimi nga “Wired”, përcjell Albinfo.
Fotografitë kanë treguar se Kushneri, që është edhe këshilltar i presidentit, u regjistrua për të votuar në nëntor të vitit 2009.
Familja presidenciale akoma nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi.