Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 86 raste të reja të gripit në 100.000 banorë, të sëmurë nga gripi, njofton Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) . Për tu trajtuar si epidemi duhet të arrihet shklalla prej 67 të sëmurëve në 100 mijë banorë.
Por, shkalla e tashme e epidemisë është ende shumë më e ulët, po u krahasua me atë të vitit të kaluar. Ajo arrinte në 300 raste gripi në 100 mijë banorë. Vala e gripit kishte zgjatur rreth 13 javë dhe kishte përfunduar vetëm në muajin mars.
Më të prekur nga gripi këtë vit janë, sipas BAG, kantonet Graubünden, Tiçino dhe veriperëndimi i Zvicrës.