Aeroporti i Cyrihut po teston kontrollimin e pasaportave, me skaner. Kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e radhëve. Të dhënat e grumbulluara do të fshihen menjëherë, theksojnë në aeroport.
Drejtori i sigurimit të Cyrihut, Mario Fehr (SP), testoi personalisht skanerin të mërkurën: Kalimi biometrik përmes identifikimit të fytyrës, gjegjësisht krahasimit të saj elektronik me fotografinë në pasaportën biometrike.
Fillimisht do të ketë një pilot-fazë me tetë rampa automatike, ku do të aplikohet kjo metodë, përcjell albinfo.ch.
Parakusht për përdorimin e kësaj aparature është mbushja e moshës 18-vjeçare dhe pasja e një pasaporte të Zvicrës ose të ndonjë shteti të BE-së dhe EWR-së (Zonës Ekonomike Evropiane).
https://www.youtube.com/watch?v=GdyaVOoVEA4