Baseli ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Benficën si vendas me rezultat 5:0, shkruan albinfo.ch.
Kampionët e Zvicrës ishin të jashtëzakonshëm në këtë përballje, duke dominuar në tërësi lojën dhe duke fituar bindshëm.
Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka luajti për 90 minuta, derisa në minutën e 55-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Golat për Baselin i realizuan Lang, Oberlin dy, Van Wolfswinkel, Riveros.
Kjo ishte fitorja e parë për Baselin në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pas humbjes në xhiron e kaluar nga Manchester United. Përballja e ardhshme e tyre do të jetë ndaj CSKA Moskës.