Deputetët e Parlamentit të Zvicrës kanë përshëndetur sot me ovacione të gjata fjalimin lamtumirës të ministrit në dorëheqje të punëve të jashtme, Didier Burkhalter. Para kësaj, ministri kishte arritur të fitonte shumicën e votave të parlamentit për lartësinë e ndihmave për zhvillim të dedikuar vendeve të ndryshme të botës.
Vendimi i votuar kërkon që ndihmat për zhvillim të cilat i ofron Zvicra të mos jenë patjetër në varësi të gjendjes aktuale të financave të vendit .
Burkhalter ka falënderuar deputetët duke thënë se atij i pëlqejnë debatet dhe vendimet që merren aty. Dhe në veçanti i pëlqejnë vendimet si ai që është marrë sot në parlament.
Nga 1 nëntori vendin e Didier Burkhalter-it në Qeveri dhe në Ministrinë e Jashtme e zë pasuesi i tij i posazgjedhur, Ignazio Cassis.