Iniciativa më e rëndësishme për të cilën sot ka votuar populli i Zvicrës, Reforma në fushë të pensioneve, ka dështuar. Sipas përllogaritjes së bërë nga SRG-SSR, 53 për qind të zviceranëve që kanë votuar sot e hedhin poshtë Ligjin mbi Reformimin e Pensioneve. Marzha e gabimit në këtë parallogaritje është +/- 2%, shkruan srf.ch.
Ndërsa te iniciativa për ngritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, kundërshtarët dhe mbështetësit janë të bafrabartë, gjegjësisht votuesit janë të ndarë afërisht 50 me 50 %. Por për këtë iniciativë ka dështuar arritja e shumicës së nevojshme të numrit të kantoneve. Ndërsa reforma e planifikuar e pensioneve do të bëhej e mundur vetëm në rast të votimit nga populli të të dyja iniciativave.
Shumica e kantoneve të Zvicrës Gjermane deri tash kanë hedhur poshtë të dy iniciativat. Nga ana tjetër shumica e kantoneve frankofone, kanë votuar në favor të tyre.